Babai nga Malisheva e raporton si të zhdukur vajzën e tij të mitur
Foto: Ilustrim

Babai nga Malisheva e raporton si të zhdukur vajzën e tij të mitur

Kronika August 07, 2026 - 10:37

Një baba e ka raportuar si të zhdukur vajzën e tij të mitur gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më 02.08.2026, rreth orës 22:00, në Malishevë, raporton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri