Kontrollohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, i gjenden sprej, shufër metalike dhe imitim arme
Kronika
August 09, 2026 - 09:43
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, një shtetasi të Serbisë i janë gjetur dy sprej, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur mesditen e së shtunës dhe pas kontrollit, ato janë konsifkuar nga zyrtarët policorë.
“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull boshnjak shtetas i Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar: dy sprej, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri