Gjendet portofoli me 2.940 euro në Malishevë, qytetari e dorëzon në Polici

Gjendet portofoli me 2.940 euro në Malishevë, qytetari e dorëzon në Polici

Kronika August 05, 2026 - 11:20

Një qytetar në Malishevë ka dorëzuar në Polici një portofol të gjetur, në të cilin ndodheshin 2.940 euro dhe dokumente personale, duke mundësuar kthimin e tij te pronari.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 4 gusht 2026, në Stacionin Policor në Malishevë është paraqitur qytetari B. Krasniqi, i cili kishte gjetur një portofol në një vendparkim në qytet dhe e ka dorëzuar atë tek autoritetet.

Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, ku janë konstatuar 2.940 euro para të gatshme, si dhe dokumente personale.

Pas verifikimit të dokumenteve, policia ka identifikuar pronarin e portofolit, e ka kontaktuar atë dhe e ka ftuar në stacionin policor për ta marrë pronën e humbur.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin B. Krasniqi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke vlerësuar veprimin e tij si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare. /Zëri