Ndalohen dy persona, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Ndalohen dy persona, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Kronika August 05, 2026 - 10:14

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, pasi dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 02:30, në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, raporton Zeri.info.

“Fsh. Çeçevë, Zubin Potok, 04.08.2026-02:30. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit në veturë janë vërejtur kërpudha për të cilën nuk posedonin dokumente për prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, malli i dorëzohet doganës, ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Zëri