Të shtëna armësh në Malishevë
Kronika
August 05, 2026 - 10:03
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të martën në mbrëmje në Malishevë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:32, në Malishevë, raporton Zeri.info.
"Malishevë / 04.08.2026 – 22:32. Ankuesit mashkull kosovar informon se derisa ishte te vendpunishtja e tij, një drejtues i një veture të dyshuar në lëvizje ka shkrepur tri herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësiti përkatës policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar si provë materiale katër gëzhoja, që dyshohet të jenë të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri