Tragjike: Treni godet për vdekje një grua në Pejë
Kronika
August 03, 2026 - 08:05
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pejë, ku një grua është goditur për vdekje nga treni.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Për redaksinë Gashi bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkaq, vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.