Nxirren me gomone shtatë qytetarët që mbetën të bllokuar në rrjedhën e Drinit të Zi
Kronika
August 03, 2026 - 09:20
Policia shqiptare ka njoftuar se ka ndihmuar në nxjerrjen e disa qytetarëve që kishin mbetur në bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi.
Si pasojë e rritjes së menjëhershme e nivelit të ujit, një person së bashku me gjashtë familjaret e tij, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Bulqizë, sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së informatës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, u organizua operacioni i shpëtimit, gjatë të cilit 7 qytetarët u nxorën nga rrjedha e ujit me gomone. Të shtatë qytetarët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.