Një grua në Prizren raporton si të zhdukur djalin dhe vajzën e saj
Kronika
August 03, 2026 - 10:00
Të dielën një grua nga Prizreni ka raportuar si të zhdukur djalin dhe vajzën e saj.
Sipas saj, që nga data 30.07.2026 ata kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
“Pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses, personat në fjalë janë recidivistë të veprës së njëjtë, pasi edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u trajtuar nga njësi relevante”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri