Dy vetura i vidhen një personi në Prishtinë, Policia nis hetimet
Kronika
August 05, 2026 - 10:22
Një person ka raportuar në Polici se i janë vjedhur dy vetura nga persona të panjohur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:00, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
"Rr. ‘Lidhja e Pejës’, Prishtinë / 04.08.2026 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur dy vetura. Njësit policore janë duke hetuar rastin", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri