Arrestohet një burrë në Podujevë, dyshohet se rrahu gruan e tij

Arrestohet një burrë në Podujevë, dyshohet se rrahu gruan e tij

Kronika July 01, 2026 - 10:48

Në Podujevë të martën rreth orës 10:00 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.