Prej 24 orësh pa gjurmë, kërkimet për të riun në liqenin e Batllavës nuk ndalen

Prej 24 orësh pa gjurmë, kërkimet për të riun në liqenin e Batllavës nuk ndalen

Kronika July 01, 2026 - 12:33

Kërkimet në liqenin e Batllavës po vazhdojnë ende, pasi dyshohet se një 25-vjeçar është mbytur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, i riu është parë duke hyrë në ujë, por nuk ka dalë në sipërfaqe.

Ai kishte qenë duke lundruar me një barkë së bashku me familjen e tij, ndërsa dyshohet se më pas ka vendosur të notojë.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë të ditur se bashkëshortja e tij e ka parë atë duke u zhytur në ujë, por më pas ka vërejtur se ai kishte hasur vështirësi dhe nuk kishte arritur të dilte më në sipërfaqe.

“Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po vazhdojnë kërkimet intensive. Pavarësisht pajisjeve dhe kapaciteteve të angazhuara, duke përfshirë edhe detektorët nën ujë, deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e të riut”, raporton Klan Kosova.