Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Kronika June 30, 2026 - 10:59

I dyshuari për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit është arrestuar pas një operacioni intensiv të zhvilluar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, pas veprimeve të pandërprera operativo-hetimore, autoritetet kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar për rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Polciisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në operacion janë angazhuar njësi të ndryshme policore, përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë policore me qen (K-9), të cilat kanë ndihmuar në lokalizimin e të dyshuarit.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin e rastit.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e ndodhur më herët gjatë ditës në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, ku viktima është imam i fshatit, Gazmend Tahirovcit, derisa i dyshuari i arrestuar është, Beshir Hamza, një 40-vjeçar. /Zëri