Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur sonnte rreth orës 20:40 në Deçan, ku humbën jetën babai dhe djali i tij.
Sipas njoftimit, stacioni policor në Deçan është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan se dy persona, të cilët dyshohej se ishin lënduar nga kontakti me rrymën elektrike, ishin dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktimat kishin rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë së tyre.
“Pas dërgimit në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor rreth orës 21:20, është konstatuar vdekja e dy vikimave. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, viktimat janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, tha policia.