FSK-ja gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

FSK-ja gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

Kronika July 01, 2026 - 13:03

Pas dy ditësh kërkime intensive, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të personit që ishte raportuar i zhdukur në liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit të FSK-së, operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit.

"Pas dy ditë kërkimesh, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës. I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit", thuhet në njoftimin e FSK-së.

Viktima dyshohet se është një 25-vjeçar. /Zëri