Nesër varrosen dy motrat nga Kamenica që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
Foto: Bild

Nesër varrosen dy motrat nga Kamenica që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

Kronika June 26, 2026 - 16:35

Nesër varrosen në Kamenicë Erza dhe Aulona Zubaku, të cilat humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë që ndodhi të shtunën në Gjermani.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 27 qershor 2026, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Topanicë, Komuna e Kamenicës.

Familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit dy të rejave.

Image
Image