Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK
Kronika
June 26, 2026 - 09:40
Një veturë është aksidentuar me trenin në Drenas, me ç’rast janë lënduar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri.
Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
“Ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe trenit, me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve të shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar dy persona (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri) të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.