Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar në vendin tonë gjatë periudhës 24-orëshe.
Sipas raportit policor, rastet janë raportuar në Graçanicë, Prishtinë, Viti, Pejë e Mitrovicë.
Rastet e raportuara:
Graçanicë / 25.06.2026 – 13:05. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje, tre meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 25.06.2026 – 17:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Viti / 25.06.2026 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë/ 25.06.2026 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ndërsa sot ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga i njëjti. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Mitrovicë / 25.06.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.