47 aksidente dhe rreth dy mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve në Kosovë
Kronika
June 26, 2026 - 11:19
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit në vend.
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në vendin tonë, prej të cilave 18 kanë qenë me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, për 24 orë gjithashtu janë shqiptuar edhe një mijë e 919 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 45 persona, 26 janë dërguar në mbajtje dhe pesë persona në vuajtje të dënimit. /Zëri
