Operacion antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike

Operacion antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike

Kronika June 23, 2026 - 16:37

Një operacion i madh kundër kultivimit të drogës është zhvilluar gjatë së martës në Krujë.

Policia shqiptare ka njoftuar se nga ky operacion janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike kanabis.

“Operacioni, ku po përdoren edhe dronë të cilësisë së lartë, është shtrirë në territorin e fshatrave të njësisë administrative Cudhi dhe do të vazhdojë në ditët në vijim në territorin e fshatrave të njësive të tjera administrative të rrethit Krujë.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjatë operacionit, sipas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohet bimë narkotike, duke përdorur llamba.

“Ndërkohë, grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime hetimore në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftim.