Ngjarje e rëndë në Elbasan, i moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

Ngjarje e rëndë në Elbasan, i moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

Kronika June 23, 2026 - 13:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.

Sipas Policisë, Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe ia ka vënë flakën.

Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.