Motoçiklisti lëndohet në një aksident trafiku në Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku sipas tij, si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.
"Më datë 04.06.2026, rreth orës 17:35, në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, është raportuar një aksident trafiku. Sipas informatave të para, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, të cilat, sipas informatave fillestare, nuk paraqesin rrezik për jetën", ka thënë Bytyqi.
Sips tij, Policia dhe emergjenca mjekësore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.
"Të lënduarit i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.Ndërsa njësitet policore janë duke mbledhur dëshmi dhe informacione relevante me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", ka thënë Bytyqi. /Zëri