I dyshuari për djegien e një veture në Prishtinë arrestohet në Jarinjë
Kronika
June 04, 2026 - 14:14
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NJHP) në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për shtytje në zjarrvënie.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.
“Lidhur me këtë rast, sot nga hetuesit policorë të NJHP-së është arrestuar i dyshuari i dytë: B.H., 37 vjeç, mashkull, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë. Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të Shtetit, është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.