Qytetari gjen dhe dorëzon në Polici telefonin dhe portofolin e humbur në Mitrovicën e Veriut

Qytetari gjen dhe dorëzon në Polici telefonin dhe portofolin e humbur në Mitrovicën e Veriut

Kronika June 04, 2026 - 11:12

Një qytetar nga Mitrovica e Veriut ka dorëzuar në Polici një telefon mobil dhe një portofol të humbur, të cilat më pas i janë kthyer pronares së tyre.

Sipas Policisë, më 3 qershor 2026 ankuesja kishte raportuar se kishte humbur telefonin dhe portofolin e saj derisa ndodhej në rrugën “Kolashini” në Mitrovicën e Veriut. Në portofol ndodhej edhe një shumë parash.

Po atë ditë, rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari me inicialet E.R., i cili ka njoftuar se telefoni dhe portofoli ishin gjetur nga babai i tij. Sipas policisë, ai ishte udhëzuar nga babai që sendet e gjetura t’i dorëzonte në stacionin policor, transmeton Zeri.info.

Pas verifikimeve të nevojshme, zyrtarët policorë kanë bërë kthimin e telefonit, portofolit dhe parave te pronarja e tyre.

Policia ka falënderuar qytetarin E.R. dhe familjen e tij për veprimin e përgjegjshëm dhe shembullor, duke vlerësuar se bashkëpunimi i qytetarëve kontribuon në rritjen e sigurisë dhe forcimin e besimit në komunitet. /Zëri