Dy të vdekurit në plazhin e Shëngjinit, dyshohet se janë kosovarë
Kronika
June 03, 2026 - 18:06
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vdekja e dy personave është konfirmuar për Klankosova.tv nga Policia e Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat dyshohet se janë nga Kosova, por një gjë e tillë akoma s’është konfirmuar.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Policisë atje.
Grupi prej katër personave dyshohet se ishte rrëmbyer nga dallgët teksa ndodheshin në det.
Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë.