Avni Zogiani dënohet nga Gjykata për shpifje ndaj Ferat Shalës
Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka njoftuar se të hënën Gjykata Themelore në Prishtinë ka vërtetuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjykata e detyron Zogianin që Shalës t’ia paguajë dëmin me 2000 euro, si dhe e urdhëron që ta fshijë postimin e tij në Facebook, raporton Zeri.info.
“Sot Gjykata Themelore në Prishtinë vërtetoi atë që kam thënë prej fillimit: shpifja dhe njollosja publike nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.
Me aktgjykimin e datës 21.05.2026, gjykata e aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë time ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se publikimi i bërë ndaj meje në Facebook ka shkaktuar dëm jomaterial përmes shpifjes.
Për mua kjo nuk është çështje hakmarrjeje personale. Është një mesazh se askush nuk duhet të lejojë që reputacioni, familja dhe puna e tij të sulmohen me të pavërteta për interesa politike ose personale”, shkroi ish-deputeti Shala. /Zëri