Sekuestrimi i rreth 26 kilogramëve me marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep detaje
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për shkak se gjatë kontrollit të një veture u janë gjetur 26 kg marihuanë.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda njofton opinionin publik se mëngjesin e sotëm datë 1 qershor 2026, janë arrestuar tre (3) persona, për shkak që gjatë të kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëzetë e gjashtë (26) kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë”, njoftoi Prokuroria.
Tre personat janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, njoftoi Prokurororia, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.
Subastanca narkotike është sekuestruar, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të ndaluarit do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.