Vajza në Pejë dërgohet në strehimore pas dhunës nga babai i saj
Kronika
May 30, 2026 - 10:41
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje të raportuar në Pejë, mbrëmjen e 29 majit 2026, rreth orës 22:30.
Sipas policisë, një mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.
Viktima është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është dërguar në strehimore për trajtim dhe mbrojtje të mëtejshme.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga organet përkatëse./Zëri