Punëtori humb jetën në vendin e punës në Kamenicë

Punëtori humb jetën në vendin e punës në Kamenicë

Kronika May 29, 2026 - 09:37

Një person ka humbur jetën të enjten në Kamenicë, pasi dyshohet se ka pësuar probleme shëndetësore derisa ishte duke punuar.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 28 maj 2026, rreth orës 17:46. Viktima, mashkull kosovar, kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në tokë gjatë punës.

Ai është dërguar për trajtim në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, transmeton Zeri.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet. /Zëri