Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet
Kronika
May 30, 2026 - 10:38
Një vjedhje është raportuar në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në objektin e një xhamie dhe kanë vjedhur arkën e parave.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 29 maj 2026, ndërsa të dyshuarit, pas hyrjes me forcë në objekt, kanë marrë arkën në të cilën ndodheshin mjete financiare, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.
Rasti është iniciuar si vjedhje dhe mbetet nën hetime./Zëri