Qytetari nxjerr fëmijën nga liqeni i Batllavës, policia intervenon dhe ia shpëton jetën
Një intervenim i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me shpëtimin e jetës së një fëmije në liqenin e Batllavës, në qytetin e Podujevës.
Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 12:30, ku zyrtarët policorë ia kishin dhënë ndihmën e parë fëmijës, raporton Zeri.info.
“Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë e marrë viktimën për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport. /Zëri
Raporti i plotë:
Intervenim shpëtim jete
Podujevë, 31.05.2026 – 12:30. Njësiti policor gjatë patrullimit i ka dalë në ndihmë një qytetari i cili kishte nxjerrë nga liqeni i Batllavës një fëmijë. Lidhur me rastin zyrtarët policorë kanë reaguar me reanimim kardio pulmunal, duke e përmirësuar gjendjen e viktimës. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë e marrë viktimën për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.