U mbyt në një lumë në Itali, i riu nga Malisheva lë pas tre fëmijë

U mbyt në një lumë në Itali, i riu nga Malisheva lë pas tre fëmijë

Kronika June 01, 2026 - 13:12

Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqin nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lumë në Orzinuovi të Italisë.

Sipas një familjari, i cili ka folur për Klankosova, i ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë.

I njëjti ka konfirmuar se kishte shkuar për t’u larë në lumë, por dyshohet se për shkak të rrezikut të zonës ka humbur jetën.