Konfirmohet se dy të vdekurit në detin e Shëngjinit janë kosovarë

Konfirmohet se dy të vdekurit në detin e Shëngjinit janë kosovarë

Kronika June 03, 2026 - 18:21

Dy kosovarë kanë humbur jetën tragjikisht në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë.

Lajmin për Klankosova.tv tashmë e ka konfirmuar edhe Policia atje.

Dy viktimat bashkë me tre miqtë e tyre, po ashtu kosovarë ishin futur në det për t’u larë, por si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Sipas informacioneve të para nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

“Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.” – njoftoi Policia.