Ndalohen dy shtetas serbë në Jarinjë, në veturë u gjenden dokumente false
Kronika
June 04, 2026 - 09:39
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 13:35 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë.
Në automjet ndodheshin dy shtetas serbë, të cilëve më pas iu gjetën disa dokumente të falsifikuara, raporton Zeri.info.
“Në konsultim me prokurorin, dokumentet janë sekuestruar, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri