Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika May 07, 2026 - 10:57

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit mes motoçikletës dhe një veture “pick-up”, që ndodhi mëngjesin e sotëm te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:30, ku të përfshira janë një motoçikletë dhe një veturë. Një person është i lënduar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.