Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në pikën kufitare në Vërmicë
Kronika
May 07, 2026 - 11:32
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dokumentacionit të një dërgese në Vërmicë ka vërejtur disa parregullsi.
Sipas njoftimit, pas verifikimeve u konstatua se janë dy dokumente me të me të njëjtin numër të kontratës së shitblerjes, por me vlera të ndryshme.
“Për rastin në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave”, thuhet ndër të tjera. /Zëri