Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës në Ferizaj, rasti cilësohet “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se Prokurori i Shtetit është informuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj lidhur me rastin e vdekjes së një foshnje të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.
Sipas Prokurorisë, me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas nenit 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Zeri.info.
E dyshuara në këtë rast aktualisht ndodhet në trajtim në repartin e Gjinekologjisë në Spitali i Ferizajt, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./Zëri