Arrestohen pesë persona pas operacionit në Agjencinë Kadastrale
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme.
Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe në disa lokacione të tjera, ku janë ndaluar për 48 orë personat me inicialet A.B., N.K., A.Q., B.Sh. dhe M.B.
Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit, në bashkëkryerje, dyshohet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas hetimeve, dy nga të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur një kontratë të falsifikuar të vitit 1966 për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pronë. Një zyrtar i Gjykata Themelore në Prishtinë dyshohet se ka krijuar dokumente fiktive për të mundësuar legalizimin e saj, ndërsa dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat duke aprovuar regjistrimin e pronës në mënyrë të paligjshme.
Prokurori i shtetit pritet që brenda afateve ligjore të vendosë për masat e sigurisë ndaj të pandehurve.
Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit./Zëri