E ngacmoi seksualisht me mesazhe, detaje nga rasti i mësimdhënësit në Klinë

E ngacmoi seksualisht me mesazhe, detaje nga rasti i mësimdhënësit në Klinë

Kronika May 04, 2026 - 20:45

Një nxënëse e klasës së 7-të në Zllakuqan të Klinës në vazhdimësi është ngacmuar seksualisht nga kujdestari i saj.

13 vjeçarja, nxënëse e klasës së 7-të në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “At Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës, pranoi disa mesazhe nga kujdestari i saj me përmbajtje të papërshtatshme, të enjten e 30 prillit.

Sipas burimeve të Klanit, 42-vjeçari N. N. i kishte thënë vajzës se të martën do ta dërgonte në kabinetin e Biologjisë, dhe do të kryente veprime të natyrës seksuale.

Nxënësit e tjerë thonë se 42 vjeçari, që u arrestua nga policia, ka pasur sjellje të ngjashme edhe me minorene të tjera.

Mësimdhënësi paraprakisht u ndalua për 48 orë nga policia.