Dy gra sulmohen nga qentë endacakë në Gjilan
Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan Aurorë Osmani, ka njoftuar se së bashku me një shoqe të saj e cila është shtatzënë, janë sulmuar nga qentë endacakë.
Ajo me anë të një statusi në Facebook, njoftoi se ka përjetuar frikë të madhe.
Sipas saj sulmi kishte ndodhur në ora 20:00.
“Dhe ky nuk është thjesht një status, por një reagim emocional i shkaktuar nga një sulm i qenve endacakë.Nuk ishte vetëm një – ishin më shumë se katër, që lehnin dhe vërsuleshin. Nuk isha vetëm. Frika ishte e trefishtë, sepse isha me vajzën time të vogël në karrocë, me shoqen time shtatzënë, dhe normalisht, edhe vetë u frikësova. E gjithë kjo ndodhi sonte, rreth orës 20:00, në qendër të qytetit.
“Frikë!
Ikje!
Shikime!
Rrugë të prishura… Karroca mbeti në trotuar, e unë me vajzën në krah.
Ky përjetim ishte një episod frike sot, por për dikë tjetër nesër mund të mos mbetet vetëm kaq”, shkroi ajo në Facebook.