“Lulëzon” droga në Kosovë, pesë të arrestuar brenda 24 orëve
Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e substancave narkotike po vazhdon të jetë shqetësim në Kosovë, bazuar në raportet e Policisë.
Sipas raportit ditor, vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë arrestuar pesë persona në shtatë raste të ndryshme, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur, dy persona janë liruar pas konsultimit me prokurorët e rastit.
Më poshtë ju sjellim secilin rast veç e veç, pra ndërhyrje:
BLERJA, POSEDIMI, SHITJA DHE SHPËRNDARJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Prishtinë / 05.05.2026 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur para të gatshme , 6 (gjashtë) qese me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë rreth 28.4 gram, 6 (gjashtë) kavanoza te mbushur me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë 22.7 gram, një pako me dy cigare te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2.0 gram, tre telefona celular si dhe një peshore digjitale. Po ashtu janë sekuestruar paisje dhe qese najloni që shërbejnë për paketim dhe shpërndarje te narkotikëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE & SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Prishtinë / 05.05.2026 – 01:00. Lidhur me rastin, në posedim tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: 0.41 gram substanca të dyshuara narkotike e llojit marihuanë dhe një mjet i mprehtë thikë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR SUBSTANCAVE NARKOTIKE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë / 05.05.2026 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 7 (shtatë) fishekë, një fotroll e armës, një sasi me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë 1.7 gram, një sasi me substancë te dyshuar narkotike te llojit hashash me peshë 1.7 gram. Ne konsultim me prokurorin kujdestar është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një karikator i zbrazët, një kuti me 43 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBASTANCAVE NARKOTIKE
· Gjilan / 05.05.2026 – 16:00. Njësia policore gjatë kontrollit ka ndaluar te dyshuarin mashkull kosovar dhe tek i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.28 gram. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti procedohet në gjendje te lire.
· Novobërdë / 05.05.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë 13.55 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Prizren / 05.05.2026 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të cilën e drejtonte, dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë- në peshë 32.3, ndërsa në veturë substance e dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.10 gram. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy peshore elektrike, një aparat për bërjen e vakumit të qeseve plastike, një rollne foli alumini, disa qese plastike, para te gatshme dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Mitrovicë / 05.05.2026 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 4-qese substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë në peshë 8.4 gramë. Në koordinim me prokurorin, është bërë edhe bastisja e banesës së dyshuarit, ku janë gjetur e konfiskuar edhe 52-gramë substancë narkotike (gjithsejt-60.4 gramë), 4-peshore digjitale, 1-telefon celular dhe 3-komplete qese plastike për paketim të substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri