Gjendet pa shenja jete një burrë në Podujevë, nisin hetimet
Kronika
May 06, 2026 - 10:27
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshuar të regjistruar në Podujevë.
Sipas policisë, më 5 maj rreth orës 11:47, një person është gjetur pa shenja jete. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është në hetim nga autoritetet kompetente. /Zëri