Policia e konfirmon zjarrin e shtëpisë dykatëshe në Prishtinë, një person pranoi tretman mjekësor
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shtëpi dykatëshe në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave të Prishtinës u përfshi nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se një person ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarje.
Pak më parë, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, tha se zjarri është lokalizuar, por zjarrfikësit po vazhdojnë të kujdestarojnë.
“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për zjarr në një shtëpi në Kodrën e Trimave. Një person ka pranuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Ai shtoi se aktualisht po zhvillohen hetime për të sqaruar rrethanat dhe detajet e rastit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione shtesë lidhur me shkakun e zjarrit.