Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi
Kronika
May 05, 2026 - 20:52
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.
Lajmi i hidhur bëhet me dije përmes një postimi në rrjetet sociale nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.
“U prehsh në paqe Profesor Serveti! Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, shkruan Balla në mesazhin e tij të ngushëllimit./A2Cnn