Policia shqipton 250 gjoba dhe konfiskon 24 motoçikleta në Fushë-Kosovë
Kronika
April 30, 2026 - 14:17
Njësiti i Trafikut Rajonal të Prishtinës ka nisur zbatimin e planit operativ, i quajtur “Motoçikleta”, i cili ka për qëllim kontrollin sistematik të rrugëve, duke rritur disiplinën e shoferëve dhe sigurinë në komunikacion.
Bëhet e ditur se në zonën e Fushë-Kosovës brenda një periudhe 10-ditore janë shqiptuar mbi 250 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, si dhe janë larguar nga qarkullimi 24 motoçikleta.
“Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut, motoçiklistët të përdorin helmetën mbrojtëse, të posedojnë patentë shoferin e kategorisë përkatëse, të sigurohen që mjetet e tyre janë të regjistruara dhe të ngasin në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatë. /Zëri