Arrestohet në Brazil Ervin Mata, akuzohet nga SPAK-u për koordinim të një grupi kriminal për trafikim droge

Arrestohet në Brazil Ervin Mata, akuzohet nga SPAK-u për koordinim të një grupi kriminal për trafikim droge

Kronika April 28, 2026 - 08:07

Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, është arrestuar në Brazil 39-vjeçari Ervin Mataj, i akuzuar se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë.

Sipas policisë, 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.