IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve pas të shtënave në Mramor të Prishtinës
Foto: Laura Hasani

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve pas të shtënave në Mramor të Prishtinës

Kronika April 28, 2026 - 16:12

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se më 27 prill 2026 ka pranuar informata nga Policia e Kosovës për një rast të të shtënave me armë në fshatin Mramor, në komunën e Prishtinë.

Sipas njoftimit, në këtë rast janë të përfshirë dy zyrtarë policorë, të cilët dyshohet se kanë qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit, ndërsa arma e përdorur dyshohet të ketë qenë arma zyrtare e policisë.

IPK ka ndërmarrë menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve nga Stacioni Policor “Veriu” në Prishtinë, të cilët dyshohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lidhur me rastin, IPK ka rekomanduar suspendimin e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim./Zëri