Zbulohet kontrabanda me mallra në Aeroportin e Prishtinës

Zbulohet kontrabanda me mallra në Aeroportin e Prishtinës

Kronika April 30, 2026 - 10:51

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e disa mallrave të padeklaruara përmes Aeroportit të Prishtinës.

Gjatë një kontrolli të rastësishëm të një bagazhi, zyrtarët doganorë zbuluan rreth 100 copë produkte të padeklaruara, raporton Zeri.info.

“Për mosdeklarim të mallrave që udhëtari bart në bagazh në kundërshtim me Nenin 244 të Kodit Doganor të Republikës së Kosovës (KDA), rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim. /Zëri