Kamioni i rrokullisur, pamje nga vendi ku një punëtor humbi jetën në Gjakovë [video]

Kamioni i rrokullisur, pamje nga vendi ku një punëtor humbi jetën në Gjakovë [video]

Kronika April 30, 2026 - 13:27

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Meqë të Gjakovës, ku një person ka vdekur.

Shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka rrëshqitur, teksa aksidenti rezultoi tragjik për një punëtor.

“Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore), i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Pas intervenimit të njësiteve policore, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, është konstatuar se personi i zënë nën mjet ka vdekur.