Arrestohet në Veternik shtetasi i Shqipërisë, kontrabandonte migrantë nga Egjipti
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet në Veternik shtetasi i Shqipërisë, kontrabandonte migrantë nga Egjipti

Kronika April 22, 2026 - 09:05

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mesditën e së martës në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kontrabandim me migrantë”, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, tek i dyshuari gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit i janë gjetur pesë migrantë nga Egjipti.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari është dërguar në mbajtje kurse migrantët në kampin e azilit.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Kontrabandim me migrantë

Veternik, Prishtinë 21.04.2026-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur pesë migrantë shtetas të Egjiptit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit. /Zëri