62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova, zhduket në Kroaci – policia kërkon ndihmë

62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova, zhduket në Kroaci – policia kërkon ndihmë

Kronika April 21, 2026 - 23:57

Bajram Gashi, nga Kosova me vendbanim në Rijeka të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit duke alarmuar autoritetet lokale atje.

Sipas të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Personave të Zhdukur, ai është parë për herë të fundit më 14 prill 2026, kur u largua nga vendbanimi i tij në drejtim të panjohur dhe nga ajo kohë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij shkruajnë mediat kroate.

Ai është shtetas kroat, i lindur në vitin 1964 në Sferkë, Kosovë, me banim në Rijeka. Ai përshkruhet si rreth 190 centimetra i gjatë, me trup të hollë, flokë ngjyrë gështenjë dhe sy blu.

62 vjeçari, në momentin e zhdukjes, ai kishte të veshur një xhaketë të gjelbër prej kanavace, si dhe këpucë të bardha lëkure me thembra gri.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion mbi lëvizjet apo vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë stacionin më të afërt policor ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.